Ekipi "i ri", Basha vjen me surpriza, femrat që priten të zgjidhen si nënkryetare të PD-së

Politikë

Ekipi "i ri", Basha vjen me surpriza, femrat që priten të

Një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, zbulohet ekipi i ri i kryetarit Lulzim Basha për katër vitet e ardhshme. Burime për gazetarin Juxhin Mustafaraj bëjnë me dije se kreu i PD ka takuar përfaqësuesit e ekipit të tij.

Mësohet se Basha ka vendosur t’i besojë sërish Gazment Bardhit pozicionin e Sekretarit te Përgjithshëm. Alfred Rushaj, merr postin si nënkryetar i PD dhe kryetar i grupit Parlamentar.

Enkelejd Alibeaj nënkryetar i PD dhe nënkryetar i Parlamentit. Grida Duma, nënkryetare e PD dhe Jorida Tabaku, gjithashtu në postin e nënkryetares së PD.

Pasditen e sotme, Lulzim Basha pritet të publikoje kandidatet për çdo pozicion në PD./ABC

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion