“Edhe nënën e një fëmije 6 vjeç e dënuan”/ Rama për arrestimin e Veliajt: Kush e çon dhe merr fëmijën e tij nga shkolla

Kryeministri Edi Rama është ndalur gjerë e gjatë sot në arrestimin e Erion Veliajt dhe dënimin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Rama u shpreh se pasojat e arrestimit i vuan djali 6-vjeçar i cili nuk ka askënd që të kujdeset për të, për ta marrë e sjell nga shkolla.
]“Gjykatësi ka arritur në pikën që edhe nënën e një fëmijë 6 vjeç ta dënojmë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar. Jo vetëm kush e çon dhe e merr këtë fëmijë nga shkolla po kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrënë.
Nuk dua të zgjatem këtu, por vetëm ky fakt…është një peshë e tillë. …për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie, pa gjyq dhe këtu flas për krimet e provuara jo të promovuara nga gojët më të ndyra”-tha Rama.


