"E ka pasur më parë 21 janarin", Rama kritikon Altin Dumanin: S`do bënte asgjë pa reformën që miratoi PS

Politikë

"E ka pasur më parë 21 janarin", Rama kritikon Altin

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me tone të ashpra komentuesve në rrjetet sociale, të cilët i kërkonin të jepte dorëheqjen për shkak se “gjysmën e qeverisë” e ka në burg.

Ne kete dalje, kryeministri foli edhe ne menyre te pervecme per kreun e  SPAK Altin Dumani, duke theksuar se tani po permendet emri i tij shume por me pare kjo nuk ka ndodhur edhe pse ai ka qene nje nga prokuroret e dosjes se 21 janarit.

Rama tha se ishte Partia Socialiste që mundësoi drejtësinë e pavarur dhe se ministrat apo ish-ministrat që kanë përfunduar në qeli, nuk janë arsye pse të japë dorëheqjen.

“Kreu i SPAK, Altin Dumani e ka pasur 21 Janarin në tavolinë kur ka qenë në prokurori të zakonhsme. Ka pasur mundësi ta luftojë korrupsionin edhe atëherë.

Dini gjë të ketë bërë luftë kundër korrupsionit? Jo, sepse ka qenë e pamundur, për të dhe gjithë të tjerët, sepse drejtësia ka qenë e kapur”, tha Rama.

“Sot drejtësinë, doni apo s’doni ju, e ka çliruar nga kontrolli i pushtetit politik forca politike që unë kam privilegjin të udhëheq. Dhe e ka çliruar për të bërë luftë pa kompromis, majtas dhe djathtas.

Ne jemi në pushtet prej 12 vitesh, ju thoni gjysma e qeverisë... Cilën dorëheqje kërkoni? Timen? Por për çfarë arsye?”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion