“E shatë, e bëtë, hëngrët ngjala me të”, zbardhet debati për Presidentin

Politikë

“E shatë, e bëtë, hëngrët ngjala me

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në Konferencën e Kryetarëve, ku po diskutohet për zgjedhjen e Presidentit, ka deklaruar se i qëndron propozimit për të bërë votimin e parë në datën 16 maj në orën 17:00

“I qëndroj propozimit të bërë për të bërë votimin e parë në datën 16 maj në orën 17:00. Kjo datë është një datë e përshtatshme dhe brenda afatit që ka përcaktuar Kushtetuta”, është shprehur Balla.

I ashpër ka qenë reagimi i deputetes së PD-së, Flutura Açka, e cila ka rikujtuar mënyrën se si është zgjedhur President Ilir Meta.

“Më kujtohet shumë mirë kur u zgjodh Meta, dhe një trashje zëri e Ramës që tha “dil tani dhe mbylle këtë punë”. E dëgjova edhe dëshirën tuaj për të negociuar me opozitën. Por unë kam drojet e mia dhe për shkak të asaj që ka ndodhur katër vite më parë, kam frikërat e mia në këtë pikë. Çfarë ka ndodhur? E shatë, e bëtë, hëngrët ngjala me të, e lëvduat, e çuat në Kushtetuese, tani do t’i bëni funeralin politik. Tani duhet t’i kërkonit një ndjesë qytetarëve për këtë. Ju hapët një proces që këtu e shitët si proces të mbyllur që u takonte vetëm ju”, është shprehur Açka

ME TE LEXUARAT