E quajti "hallexhie", Monika Kryemadhi i përgjigjet live Ramës: O satelit pa bisht
Monika Kryemadhi i është përgjigjur drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit në emisionin "Opinion" duke e quajtur "hallexhie". Ai ju referuar përballjes së saj me drejtësinë dhe mesazheve që deputetja ka deklaruar se ka me Ramën në celular.
"Pa merak o satelit pa bisht se ne këmbësorët ta kemi fijen për të të sjellë me këmbë në “tokë”, shkruan Kryemadhi në llogarinë e saj.
I pyetur nga Blendi Fevziu se çfarë ka biseduar me ish-kryetaren e LSI, Rama u shpreh se nuk flet me njerëz që janë në hall. Gazetari ngulmoi duke i thënë nëse është vetë në hall nga këto mesazhe, kryeministri tha se nuk ka probleme të kësaj natyre.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Blendi Fevziu: Çfarë mesazhesh keni shkëmbyer me Monika Kryemadhin? A ka pasur pazare politike, të vendosim këtë drejtor, të vendosim këtë, të heqim këtë?
Edi Rama: Më vjen shumë keq zonja është në hallin e vet dhe unë me njerëz që janë në hall të madh nuk debatoj.
Blendi Fevziu: A jeni ju në hall nga këto mesazhe përveç halleve të zonjës?
Edi Rama: E di si është kjo pyetje të të them unë ti je në hall mo Fevzi se më dukesh içik i hutuar? Ti je në hall tani për shembull që po mi bën mua apo nuk po mi bën mua pyetjet e duhura? Çfarë pyetje është kjo?