“Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha: Lulzim Brava kërkonte të bënte koalicion qeveritar me Ramën

Politikë

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha: Lulzim Brava

Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, ishte i ftuar në emisionin Top Story nga Grida Duman ë Top Channel përmes një lidhje të drejtpërdrejtë.

Gjatë një debati me drejtorin e informacionit të Top Channel, Robert Rakipllarin, Berisha kujtoi një editorial të tij të quajtur “Vota vdiq pa hyrë në kuti”.

Sakaq ai u ndal te zgjedhjet e së shkuarës, duke thënë se “Lulzim Brava kërkonte të bënte koalicion qeveritar me Edi Ramën”.

Pjesë nga debati:

Berisha: A po bëni monolog apo po më pyesni?

Rakipllari: Njëri ka humbur njëri ka fituar…

Berisha: Më datë 26 prill kam një editorial me titull “Vota vdiq pa hyrë në kuti”. I bindur të jesh ti që nuk ka penë për të vënë tituj që nuk e besoj. Unë kam deklaruar se vota vdiq pa hyrë në kuti, dhe jam i bindur që Rama nuk i fitoi zgjedhjet. Lulzim Brava kërkonte të bënte koalicion me Ramën. Dale t’i marrim gjërat siç janë. Kjo është e vërteta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion