Me 16 emigrantë në bord, mbërrin në Shëngjin anija “Libra” me klandestinët e parë

Aktualitet

Me 16 emigrantë në bord, mbërrin në Shëngjin anija

Tashmë anija ushtarake italiane “Libra” ka përfunduar rrugëtimit të saj, duke sjellë në brigjet Shëngjin emigrantët e parë nga Italia.  

Anija, me 16 emigrantë në bord, është afruar mëngjesin e sotëm drejt qytetit bregdetar. Më pas është ankoruar në portin e Shëngjinit.

“Libra” u nis dy ditë më parë nga ishulli i Lampeduzas që ndodhet pranë brigjeve afrikane.

Në bordin e anijes ndodhen disa dhjetëra klandestinë nga Bangdaleshi dhe Egjipti të cilët sapo të mbërrijnë do të vendosen në kampin e sapo ndërtuar në Shëngjin ku do të bëhet pritja dhe kontrolli e më pas do të vendosen në kampin e Gjadrit edhe ai i përfunduar.

Klandestinët janë që të gjithë meshkuj dhe do qëndrojnë këtu për një muaj në pritje të verifikimit të kërkesës së tyre për azil.

“Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare”, sipas Policisë së Shtetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion