Lajm i mirë për qytetarët, autobusët rikthehen me kapacitet 100%, qeveria subvencionon naftën me 50 lekë për litër

Aktualitet

Lajm i mirë për qytetarët, autobusët rikthehen me kapacitet
Pa reduktimit të flotës për dy ditë me radhë, autobusët pritet të rfillojnë me kapacitet të plotë, pasi qeveria ka vendosur t’u japë një subvencion tre mujor.

Kompanive të transportit publik qytetas, ndërqytetës dhe rrethqytetas do t’u rimbursohet me 50 lekë çdo litër naftë.

Kompensimi bëhet për shumën e konsumimit të karburantit për periudhën qershor, korrik, gusht 2026, por jo më shumë se sasia e konsumuar për të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban i ishte drejtuar qeverisë me një tjetër kërkesë qeverisë për vijimin e skemës së kompensimit edhe për muajt qershor, korrik dhe gusht, duke argumentuar se kostot e larta të karburantit po rëndojnë ndjeshëm aktivitetin e sektorit. 

ME TE LEXUARAT