Arrestimi i Veliajt, Rama: Lanë Tiranën pa kryetar, arrestuan babain, nënën e izoluan, kush do ushqejë fëmijën 6 vjec?!

Politikë

Arrestimi i Veliajt, Rama: Lanë Tiranën pa kryetar, arrestuan babain,

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se qeveria do të fillojë një qëndrim të ri me drejtësinë duke mbajtur qëndrime dhe duke shprehur kritika konstruktive kur shikohet se po ndërhyhet nga prokuroria në pushtetet e tjera.

Duke u referuar arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Rama tha se disa prokurorë, lanë Tiranën pa kryetar Bashkie, edhe pse kryeqyteti ka 1001 punë.

Sipas Ramës, këta prokurorë arrestuan babain, dhe nënën e lanë në arrest shtëpie, pa menduar kush do ta ushqejë e cojë në shkollë fëmijën e tyre 6 vjecar.

Rama vuri në duke se kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë, pasi është afërmendsh, kush do kujdeset për atë fëmijë.

Sipas kryeministrit, masa e urdheruar nga SPAK dhe e zbatuar nga gjykata per Eron Veliajn, eshte marre pa bere asnje gjyq duke bazuar mbi provat dhe faktet.

Sipas Ramës, SPAK, ka ndërhyrë sërish me bllokimin e portit turistik të Sarandës, pasi një prokurore ka dalë ti thotë qeverisë dhe politikës cfarë është siguria kombëtare, ushtria, etj./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion