E FUNDIT/ Zgjedhjet e 14 majit, Enkelejd Alibeaj ankimon në KAS vendimin e KQZ-së

Politikë

E FUNDIT/ Zgjedhjet e 14 majit, Enkelejd Alibeaj ankimon në KAS vendimin e

Enkelejd Alibeaj ka ankimuar vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve e cila i kërkon dokumentacione shtesë përsa i përket regjistrimit të Partisë Demokratike përë zgjedhjet vendore të 14 majit.

Alibeaj ka depozituar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksionet ankimimin ku ka dhënë dhe sqarimet e tij përsa i përket ngërçit që është krijuar në këtë pikë.

KQZ pretendon se ka mungesë dokumentacioni nga ana e PD-së, ndaj nuk mund të regjistrohet për zgjedhjet vendore. Bëhet fjalë për mungesën e një dokumentacioni të firmosur nga ana e kryetarit Lulzim Basha.

Por nga ana e tyre, Partia Demokratike thotë se janë dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara sipas ligjit.

KQZ u ka dhënë afat PD-së deri sot në orën 00:00 për të dorëzuar dokumentet e kërkuara.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion