“Falenderoj Ballukun për punën e madhe që ka bërë”, Rama: I uroj fatin që meriton

Politikë

“Falenderoj Ballukun për punën e madhe që ka

Kryeministri i vendit Edi Rama falenderoi ish-zëvendëskryeminiustren Belinda Balluku për punën dhe kontributin e saj gjatë 6 viteve në qeveri. Ai nënvizoi se në betejën ligjopre me të cilën Balluku po përballet do të ketë në krah vetëm avokatët, ndërsa i kërkoi falje që i refuzoi tre herë dorëhqejen.

Rama: E falenderoj sot Belinda Ballukun për punën e madhe që ka bërë në detyrat që i besova për 6 vjet dhe i uroj fatin që meriton, cilido qoftë fati që meriton, në betejën ligjore në të cilën do të ketë në krah vetëm avokatët e saj. I kërkoj ndjesë për refuzimet e përsëritura të të tjera dorëheqjeve të veta. I kam refuzuar vetëm sepse drejtësia, pushteti i pavarur gjyqësor u kuturis, me ose pa dashje, këtë do ta mësojmë dhe të jeni të sigurt që po e mësova do t’ja u tregoj, në territorin e pavarësisë së pushtetit të pavarur ekzekutiv dhe legjislativ. Pushteti këtu buron nga vota e popullit dhe kjo për mua ishte dhe do jetë e patolerueshme sa të jem në këtë detyrë.  

Disa ditë më parë, Rama shkarkoi nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Ballukun. Zëvendëskryeministre u emërua Albana Koçiu, ndërsa minoistrër i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion