“Duroni edhe pak për Rrugën e Arbërit”, Rama poston pamjet nga ura më e lartë në Shqipëri

Politikë

“Duroni edhe pak për Rrugën e Arbërit”, Rama poston

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, duke theksuar se me përfundimin e urës më të lartë jo vetëm në Shqipëri dhe me ndërtimin e bajpsit të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur.

Rama thotë se përfundimin e kësaj vepre, bëhet realitet ëndrra 100 vjeçare e dibranëve.

Reagimi i plotë:

Ja edhe ura më e lartë në Shqipëri (157 m) dhe një nga më të lartat në rajon!

Për këtë vepër shumë komplekse u desh të hapen fillimisht, tuneli 3 dhe 4, që pastaj të ngriheshin themelet e saj.

Me përfundimin e kësaj ure dhe me ndihmën e bajpasit të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur.

Edhe pak durim dhe ëndrra 100 vjeçare e dibranëve do të jetë realitet i prekshëm nga të gjithë.#ShqipëriaeArdhmjaJonë. #SkaKohëPërPushim.

ME TE LEXUARAT