Drejtuesi i ekipit të Trump bën fushatën e PD, LaCivita: Rama, kukull e Soros-it. Berisha, mik i vërtetë i SHBA

Politikë

Drejtuesi i ekipit të Trump bën fushatën e PD, LaCivita: Rama,

Autori i fushates se presidentit amerikan Donald Trump, Chris LaCivita, i cili deri në nëntor 2024 ishte këshilltar i lartë i ekipit të Presidentit amerikan, deklaroi nga Tirana se do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas tij, SHBA ka nevojë për një mik të vërtetë dhe jo një kukull të George Soros-it, si Edi Rama.

“Jemi këtu sepse duam të ndihmojë të fitojë një kryeministër që është mik i vërtetë i Shteteve të Bashkuara dhe që do të punojë me sukses me Presidentin Trump dhe Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri aktual nuk është asgjë më shumë se një kukull e George Soros-it. Nuk mund të jesh një kukull i George Soros-it dhe të jesh mik i Shteteve të Bashkuara, kjo thjesht nuk është e mundur.

Familja Soros e ka humbur ndikimin në Uashington dhe përreth botës dhe Berisha është një mik i vërtetë, një mik i vjetër, i Shteteve të Bashkuara”, tha LaCivita në një konferencë për mediat krah Berishës dhe aleatëve të PD.

“Shumë në Amerikë thanë që Donald Turmp nuk mund të fitojë, por ai fitoi. Pavarësisht sulmeve nga administrata Trump, populli amerikan kërkoi më shumë nga qeveria e tyre.

Ashtu si amerikanët, edhe shqiptarët duan dhe u nevojitet më shumë nga qeveria e tyre. Këto rrethana të ngjashme na sollën këtu. Sepse e dimë që Berisha mund të fitojë”, shtoi LaCivita. 

Udhëheqësi i fushatës së presidentit të SHBA Donald Trump, Chris LaCivita i cili tani do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, ka deklaruar se, Sali Berisha është një mik i vërtetë i Amerikës.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, Chris LaCivita deklaroi se, Berisha do të zgjidhet kryeministër, ndërsa sulmoi Edi Ramën si kukull në duart e Xhorxh Sorosit.

Fjala e plotë e Chris LaCivita:

Faleminderit shumë z. Berisha.

Opozitë e Bashkuar, ne jemi sot këtu sepse dëshirojmë të zgjedhim një kryeministër që është një mik i vërtetë i SHBA, i cili do të punojë në mënyrë të suksesshme me presidentin Trump  dhe me SHBA.

Kryeministri aktual nuk është asgjë më tepër se një kukull e Xhorxh Sorros, nuk mund të mbetesh kukull e Soros.

Nuk mund të jesh edhe kukull e Soros dhe mik i SHBA-ve, kjo nuk është e mundur.

Familja e Sorosit ka humbur ndikimin e vete në Uashington dhe në mbarë botën dhe Berisha është një mik i vjetër dhe i vërtetë i SHBA-së.

Shumë në Amerikë, në media dhe partitë e të Majtës, kanë thënë se Donald Trump nuk mund të fitonte, por ai fitoi.

Pavarësisht sulmeve nga administrata Biden, populli Amerikan donte më shumë nga qeveria e vet.

Njësoj si populli Amerikan edhe ai shqiptar, kërkon dhe ka nevojë për më shumë nga qeveria e vet.

Këto rrethana të ngjashme, janë ato që na bashkuan, na sollën sot ne këtu, se ne e dimë që Berisha mund të fitojë.

Berisha njësoj si Donald Trump dhe si shumë anëtarë të opozitës, në mënyrë  të padrejtë janë ndjekur penalisht dhe janë persekutuar nga një qeveri e cila nuk respekton demokracinë.

Aleatët e tij dhe udhëheqësit e opozitës, po futen në burg, po mbahen në arrest shtëpie dhe po frikësohen. Ne jemi këtu për të ndihmuar që ti japim fund kësaj.

Çështjet për të cilat shqetësohen shqiptarët, po ato çështje që shqetësohen amerikanët, sikurse është siguria personale, puna, ekonomia, dhe duan që fëmijët e tyre, të kenë mundësi të rriten dhe të zhvillojnë familjet e tyre, brenda vendit dhe jo jashtë.

Ç’është më e rëndësishme ne kemi nevojë për zgjedhje të lira dhe të drejta, të mos ketë ndikime të qeverisë, të krimit të organizuar, zgjedhje të drejta, zgjedhje transparente që janë thelbësore në një demokraci. Dhe në një demokraci që lulëzon dhe në një miqësi të vërtetë me Amerikën, ne mund ti kthejmë Shqipërisë madhështinë.

Njoftimi per bashkepunimin:

Kreu i PD, Sali Beirsha njoftoi se Chris LaCivita, do të jetë drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas tij, LaCivita është një nga dy kryearkitektët e fushatës së fitores së Donald Trump-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Si ka mundësi që bashkëkryetari i suksesit elektoral më të madhe në histori, mes kërkesave të panumërta, pranoi me përparësi kërkesën e PD dhe aleatëve të saj.

Përgjigjen e di vetë ai, por e vërteta është se opozita dhe Shqipëria, ishin vendi i dytë pas SHBA në të cilën e majta radikale sorosiane, bëri në Shqipëri eksperimente tragjike, gjithçka për zhdukjen e opozitës konservatore, dhe instalimin e monizmit”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion