“Nuk jam i kënaqur me rezultatin, do reflektoj”, Haradinaj përjashton koalicion me Kurtin: Do ndihmoj vetëm opozitën

Kosovë&Rajon

“Nuk jam i kënaqur me rezultatin, do reflektoj”, Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është i pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në një konferencë për shtyp ai tha se do të reflektojë për rezultatin që ka marrë Aleanca.

“Edhe pse jemi në rezultate preliminare, 90 % të votave të numëruara, kanë mbetur edhe 10%, votat e diasporës, votat me kusht e pranoj që rezultati nuk është i mirë. Nuk jam i kënaqur me këtë rezultat. Do të reflektojmë, unë Aleanca me këtë rezultat që nuk i mirë”, tha Haradinaj.

Ai tha se ky rezultat nuk i është i mjaftueshëm për ta ndihmuar Kosovën.

“Ne do ta vazhdojmë këtë rrugëtim për t’i dhënë Kosovës qeverinë opozitare edhe në këtë rrethanë çfarë jemi. E vërteta është se opozita ka fituar shumicën e votave krahasuar me partinë në pushtete e cila pas katër viteve qeverisje nuk arriti të mbajë votat e veta.”, u shpreh ai.

Në të njëjtën kohë, Haradinaj përjashtoi mundësinë që të bëjë koalicion me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve.

“Ne e shohim që në këtë politikë që e kam udhëheq si ndaj mashtruesit që e udhëheq Kosovën, pra qeverisë mashtruese, mendoj që është në nderin tim që të ndihmoj një qeveri të opozitës e asesi koalicion me VV-në”, tha Haradinaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion