Dosja Xibraka/ Rama për Bardhin: Çingia është në SPAK për kallëzim të rremë, rihapja e hetimeve lajm i mirë

Politikë

Dosja Xibraka/ Rama për Bardhin: Çingia është në SPAK
Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me kallëzimin e bërë në SPAK nga kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, për rihapjen e hetimeve për dosjen “Xibraka”, ku sipas tij vëllai i kryeministrit është i përfshirë në trafikun e kokainës. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama në intervistën e bërë në Greqi pas takimit me shqiptarët që jetojnë në shtetin fqinj, Rama tha se e lumturojë rihapja e hetimeve për dosjen “Xibraka”.

Ai theksoi se tashmë është në dorën e drejtësisë që duhet të vërtetojë nëse vëllai i tij është trafikant kokaine, apo Bardhi ka gënjyer. Po ashtu, kryeministri Rama nuk i kurseu fyerjet ndaj kryetarit të grupit parlamentar të PD.

"Rihapja e hetimeve ishte lajmi më i mirë që mund të merrja. Tanii, ka dhe një detaj të vogël që duhet të konfirmohet kallëzimi shume e rëndësishme dhe pastaj të rikonformohet kallëzimi. Jo, jo ka një detaj të vogël se duhet të konfirmohet kallëzimi. Ndërkohë ky zotnia, çingia është i kallëzuar për kallëzim të rremë. Janë dy aty në SPAK, është kjo është dhe kallëzimi për të për kallëzim të rremë.

Unë jam i lumtur që gjeja tani është futur në rrugën e drejtësisë, e SPAK. SPAK të na thotë o unë kam një trafikant kokaine në familje, ose kjo goja e madhe B-së së vogël i duhet vënë proteza nga drejtësia. Një nga të dyja, nuk mund të ketë dhe kështu dhe ashtu. O njëri, o tjetri duhet të përgjigjet para drejtësisë," tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion