''Mashtrimi i radhës nga Kurti!’’ Shpërthen Vuçiç: Kush jeni ju të dorëzoni draft-statutin?

Kosovë&Rajon

''Mashtrimi i radhës nga Kurti!’’ Shpërthen
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e quajti “mashtrim dhe përpjekje joserioze” nga Kosova njoftimin se ajo synon ta hartojë një draft-statut për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe në vend.

Nga samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Kotorr, Vucic theksoi se Kosova nuk mund të bëjë një draft-statut të tillë, pa pajtimin e shtetit fqinj.

“Ky është një tjetër truk  që Albin Kurti dhe ndihmësit e tij, përfshirë Gerald Knaus dhe të gjithë lobistët e tjerë, po e bëjnë së bashku. Ata vetë thonë se tekstin e tyre do ta dorëzojnë deri në fund të majit. Kush jeni ju ta dorëzoni këtë draft-statut? Marrëveshja e Brukselit është mjaft e qartë, se ai duhet të bëhet me pajtimin e Serbisë, apo nëse ne pajtohemi, duhet të jetë një tekst i dorëzuar nga BE-ja.”

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se po ndodh përpjekje për mashtrim, dhe se letra u dërgua në çastin e fundit, para takimit të  Këshillit të Ministrave të KiE.

“Është një mashtrim i pastër, përmes të cilit Kurti dëshiron ta shmangë detyrimin e tij nga dialogu.”

Petkoviç tha se statuti përfundimtar i Asociacionit “negociohet dhe aprovohet” në dialogun e nivelit të lartë në Bruksel, në mënyrë që të mos jetë “veprim i njëanshëm i Prishtinës”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion