Dokumentari i Rai 3, demokratët e Berishës lajmërojnë protestë para Parlamentit

Politikë

Dokumentari i Rai 3, demokratët e Berishës lajmërojnë

Demokratët e drejtuar nga Sali Berisha kanë lajmëruar se do të mbajnë protestë ditën e enjte më 6 qershor, para parlamentit.

Protesta vjen pas dokumentarit të publikuan në televizionin italian Rai3.

Mbrëmjen e djeshme është transmetuar puntata e radhës e reportazhit për Shqipërinë nga emisioni investigativ “Report” në RAI 3, me titull “Fshat shqiptar”.

Në emisionin e djeshëm, gazetari i Rai3 Giorgio Mottola ka zhvilluar dy intervista, me kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendësministrin Arben Ahmetaj.

Ky i fundit sipas gazetarit, ndodhet në Zvicër pas mandatit të arrestit ndërkombëtar. Ish-numri 2 i qeverisë, Arben Ahmetaj është shprehur se ka qenë i vetmi që ka ngritur në mbledhjen e qeverisë problemin e kanabizimit të vendit, por sipas tij, Edi Rama iu përgjigj se kjo po ndihmonte ekonominë e vendit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion