Gjykata lë në burg djalin e Nehat Kullës, akuzohet se dhunoi njerkën

Aktualitet

Gjykata lë në burg djalin e Nehat Kullës, akuzohet se dhunoi

Gjykata e Tiranës vendos masën e sigurisë arrest në burg për Robert Kullën, djali i Nehat Kullës.

Ai u akuzua për dhunë në familje nga njerka e tij. Në seancën e sotme, Robert Kulla ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë, por konflikti me gruan e babit të tij është një konflikt civil, që lidhet me pronësin e banesës, ku të dy pretendojnë pronësis, pas vdekjes së Nehat Kullës.

Robert Kulla e kërkon si trashgimtarë dhe njerka si bashkëshorte e të ndjerit. Arrestimi i Robert Kullës u bë pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e Nehat Kullës.

Robert Kulla ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë, por konflikti me gruan e babait të tij është një konflikt civil, që lidhet me pronësin e banesës, ku të dy pretendojnë pronësi pas vdekjes së Nehat Kullës.

Robert Kulla e kërkon si trashgimtar dhe njerka si bashkëshorte e të ndjerit.


Nehat Kulla, i njohur me nofkën “Gjenerali”, ka qenë kreu i një bande kriminale në vitin 1997, që vepronte në periferi të Tiranës, kryesisht në Tufinë. Gjatë vitit 1997, ai arriti të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, me aktivitet në zonën e Kinostudios dhe Tufinës në Tiranë.

Nehat Kulla ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare në Qershor të 2020-ës si pasojë e disa sëmundjeve. Ai ishte i dënuar për vrasjen e Petrit Moriçenit dhe vëllezërve Neziri, njëri prej të cilëve polic pranë komisariatit 4 në Tiranë

ME TE LEXUARAT