Dënimi i Ervin Salianjit me burg, Bardhi: PD ndërpret mardhëniet me Kuvendin

Partia Demokratike nderpret mardheniet me Kuvendin e Shqiperise, pas denimit me nje vit burg ndaj deputetit Ervin Salianji.
Vendimi eshte bere publik diten e sotme, nga Gazmend Bardhi.
"Ppozita nuk do të ketë marrëdhënie normale në Kuvend"- theksoi ai ne nje
dalje per mediat.
"Do ngujoheshim në seli", Bardhi: Salianji kërkoi të dorëzohet për kryerjen e dënimit

Grupi Parlamentar i PD-së respekton vendimin personal të Ervin Salianjit, per te kryer denimin e dhene nga gjykata, keshtu u shpreh Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat.
Sipas tij diskutimi mes deputeteve, pefshinte edhe mundesine e ngujimit ne seli.
Deklarata
Bardhi: Vendimi i djeshëm nuk është as më shumë as më pak por një akt i mirëfilltë hakmarrje e grupeve kriminale ndaj një deputeti të opozitës që ka patur guximin të tregoj gishtin lidhje me krimin e organizuar të pushtetit vëllai i ministrit të brendshëm, Geron Xhafaj që shëtiste i lirë edhe pse i dënuar për trafik ndërkombëtar shkoi në burg.
Hakmarrja politike e kthyer në vendime gjykatash i jep më së miri, edhe pse jemi anëtar u NATO-s, nuk ka shtet ligjor.
Nuk ka demokraci. Qëndrimi i grupit të PD-së është që nuk duhet të pajtohemi, nuk duhet të nënshtrohemi. Qëndrimi unanim i të gjithë kolegëve ka qenë kërkesa Salianjit të mos e zbatojë vendimin politik të Ramës. Vendimi unanim i grupit parlamentar është detyra jonë e gjithë grupit parlamentar.
Sot u dënua çdo anëtar i grupit të PD-së, çdo qytetar i RSH që ka vendosur të jetojë në këtë vend. Prandaj dhe grupi sugjeroi ngujimin pa afat të të gjithëve deputetëve në seli e PD-së. Pa dyshim ishte vendim politik i grupit.
Por krahas vendimit politik jemi detyruar të respektojmë vendimin personal të Salianjit që të përballet me të keqen edhe me koston të shkojë në burg pa prova. Kjo sakrificë e Salianjit, sakrificë në emër të çdo demokrati do duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për cilindo prej nesh.
Kur një deputet i opozitës çohet në burg si shenjë hakmarrje e Edi Ramës rrezik për këdo. Me vendimin e djeshëm nuk ka rënë vetëm shteti ligjor.’


