Zbulohet orari, ja kur Ervin Salianji do të paraqitet në Policinë e Tiranës

Deputeti i PD, Ervin Salianji do të paraqitet këtë pasdite pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Salianji do të shkojë në ambientet e Policisë në orë 16:45.
Nga ana tjetër, mbështetësit e PD kanë njoftuar organizimin e një proteste para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Një mesazh i shpërndarë në telefonat e mbështetësve të PD i fton të mblidhen para ambienteve të Policisë në orën 17.00.
“Përshëndetje, të nderuar miq, ju bëj me dije këtë lajm urgjent. Ditën e sotme, në orën 17.00 të mblidhemi para Drejtorisë së Policisë( tek Myslym Shyri) në mbrojtje të deputetit Ervin Salianji. Goditja që i bëhet Salianit është goditje që i bëhet të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Mirë u takofshim”, thuhet në mesazhin e mbërritur në telefonat e mbështetësve të opozitës.
Opozita akuzon se Gjykata e Apelit mori një vendim të imponuar nga mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama. Deputeti i PD, Ervin Salianji u dënua me 1 burg për kallëzim të rremë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.