Do ngremë tavanin! Reagimi epik i qytetarit pas premtimit të Berishës!
Lajmifundit
/
18 Prill 2025, 16:46
Politikë

Kreu i PD-së Sali Berisha në tregun artizanal të Krujës, ku takoi bizneset e vogla. Berisha ndaloi biznes për biznes dhe u shpjegoi pronarëve programin politik të PD-së.
Një moment po bën xhiron e rrjetit sot. Kreu i PD-së premtoi ngritjen e “tavanit të xhiros së taksimit”, por nuk e shpjegoi qartë.
"Do ngremë tavanin!", tha Berisha. Në këtë çast, sipërmarrësi ngriti sytë lart, duke menduar se Berisha do i ngrinte tavanin e dyqanit.


