Djali i Olldashit, gazetarë, artistë, rebelë, kritikë dhe rivalë, lista e Bashës me risitë e Këshillit të PD

Politikë

Djali i Olldashit, gazetarë, artistë, rebelë, kritikë dhe

Partia Demokratike ditën e shtunë do të zgjedhë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, por edhe kryetarin e këtij institucioni, që do të zëvendësojë ish-Presidentin Bujar Nishani. “ABC” ka siguruar listën e plotë me 600 kandidatë, nga të cilët këshilli i ri Kombëtar i PD-së do të ketë 300 anëtarë. Nga anëtarët e rinj që do të zgjidhen jo më pak se 30% do të jenë femra dhe jo më pak se 15% të rinj deri në 35-vjeç.

Në listë kandidatë për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së janë disa emra të njohur si moderatorja Oriela Nebiaj, e cila nuk arriti që të hynte në parlament, djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, regjisori Robert Budina, ish-lojtari i kombëtares Andi Lila, por edhe të rikthyerit Gazment Oketa dhe edhe deputetja Fatjona Dhimitri, e cila theu vendimin e kryetarit Basha duke hyrë në parlament.

Pavarësisht rivalitetit për postin e kryetarit të PD-së në listë është edhe Edith Harxhi dhe kritiku Arben Ristani, ish-sekretar i përgjithshëm i PD-së.

Po garda e vjetër?

Statuti i PD-së parashikon që automatikisht anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së zgjidhen ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit, ish-kryetarët e PD-së, që janë anëtarë të partisë në momentin e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.


Gjithashtu automatikisht zgjidhen deputetët, kryetarët e degëve, anëtarët e Kryesisë, anëtarët e kolegjit të kryetarëve të partive në degë, kryetarët e bashkive, të këshillave të bashkive dhe qarkut, gjithmonë ata që janë nën siglën e PD-së.

Por si do të zgjidhet kryetari i Këshillit të ri Kombëtar?

“ABC” mëson se në momentin që do të zgjidhet kryetari i ri i Këshillit do të ketë dy kandidatura që do të votohen për të zgjedhur pasuesin e Bujar Nishanit, i cili do të jetë edhe në Kryesi. Ndërkohë që e gjithë kupola e re e PD-së do të zgjidhet brenda korrikut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion