Aeroporti i Kukësit, Rama: Air Albania hap krahët edhe në “Flatrat e Veriut”

Politikë

Aeroporti i Kukësit, Rama: Air Albania hap krahët edhe në

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e kësaj të enjte ka dhënë një tjetër lajm përsa i përket nisjes së fluturimeve nga aeroporti i Kukësit.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se sot Air Albania hap krahët edhe në “Flatrat e Veriut”.

Ndër të tjera kreu i qeverisë ka bërë me dije se 120 pasagjerë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi kanë mbërritur nga Zyrihu në Kukës.

Air Albania hap krahët edhe në “Flatrat e Veriut”

Sot nisën fluturimet drejt Zyrihut dhe Stambollit nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit

Ndërkohë 120 pasagjerë mbërritën sot nga Zyrihu në Kukës.


Me cilësi të lartë shërbimi dhe çmime ekonomike, Air Albania ka synim që shumë shpejt të shtojë destinacione për shqiptarët, dhe jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

Suksese”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion