“Ditëlindjen e 245-të e festuam me miq”, ambasada amerikane: Ta çojmë akoma më para demokracinë

Në Ambasadën Amerikane festohet sot ditëlindja e 245-të të Shteteve të Bashkuara.
Në një postim në Twitter, ambasada amerikane në Tiranë, shkruan se patën kënaqësinë që Ditën e Pavarësisë ta festonin me miq të Shqipërisë gjatë kësaj jave.
Sot, ne festojmë ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara, ditë e cila përkujton miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776. Ne patëm kënaqësinë të festonim Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me miq këtë javë. pic.twitter.com/Y7IjnlcJTk
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) July 4, 2021
Në vitin e ardhshëm, thuhet më tej në postim, ” mirëpresim të çojmë akoma më përpara demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.”
Postimi i Ambasadës Amerikane
Sot, ne festojmë ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara, ditë e cila përkujton miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776. Ne patëm kënaqësinë të festonim Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me miq këtë javë.


