Ditë feste në familjen Berisha, ish-kryeministri uron gruan për 50-vjetorin e martesës dhe ditëlindjen

Politikë

Ditë feste në familjen Berisha, ish-kryeministri uron gruan për

Kjo e hënë është ditë feste për familjen Berisha. Ish-kryeministri uroi gruan e tij, Liri Berisha për 50-vjetorin e martesës dhe ditëlindjen e saj.

Në urimin e tij publik, Berisha e falënderon bashkëshorten për sakrificat dhe dashurinë e gjithë këtyre viteve.

“50-vjetori i martesës tonë dhe ditëlindja e Lilit! Miq, 5 korriku është për ne ditë festash shumë të veçanta.

Por e sotmja është më e veçantë për ne. Bashkë me ditëlindjen e Lilit, ne sot festojmë edhe 50-vjetorin e martesës.

Në jubileun e këtij udhëtimi të përbashkët 50-vjeçar, mirënjohja e pakufishme e imja dhe dhe e fëmijëve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë, sakrificat e saj ka qenë dhe mbështetje e jashtëzakonshme dhe eleksiri i vërtet i jetës tonë.

Një urim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë për ju miqtë tanë kudo që jeni që me miqësinë tuaj i keni dhënë jetës tonë dimensionin më njerëzor, më fisnik, më social të saj. Gëzuar Lili së bashku me dëshirën e Zotit edhe dekada të tjera!”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion