Katër paciente gra mbi 60-vjeç të shtruara në Infektiv me COVID, të gjitha të pa vaksinuara
Lajmifundit
/
5 July 2021, 11:11
Aktualitet

Ekspertët thonë se vaksina anti-COVID ndihmon që në rast se prekesh nga virusi, nuk kalon një formë të rëndë të saj e nuk ka nevojë për hospitalizim...shembulli konkret vjen nga Infektivi, ku të shtruara janë 4 paciente që nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës.
Aktualisht të shtruar në Infektiv, të vetmin spital COVID në vend, janë 4 paciente gra të moshës mbi 60-vjeç të pa vaksinuara.
Lajmërimi për vaksinimin e grupmoshave mbi 60-vjeç është bërë prej disa muajsh teksa ky rast duhet të shërbejë si një thirrje për të gjithë personat mbi 60 vjeç, por jo vetëm, që të vaksinohen.


