Detaje, SPAK gjen prova të reja për çiftin Meta-Kryemadhi, zbulohet edhe një episod i ri korrupsioni

Politikë

Detaje, SPAK gjen prova të reja për çiftin Meta-Kryemadhi,

Në GJKKO mbahet sot në orën 11:30 seanca për Ilir Metën, i cili kërkon zbutje të masës së sigurisë. Ndërkohë sipas burimeve, nga hetimet e SPAK mësohet se është zbuluar një tjetër episod i dyshuar korrupsioni që i atribuohet ish-çiftit Meta-Kryemadhi.

Bëhet fjalë për një kartë tjetër bankare që rezulton se është përdorur për blerje dhe shpenzime të ndryshme.

Po sipas burimeve karta bankare i është vënë në dispozicion Kryemadhit dhe Metës nga biznesmeni Adrian Shatku.

Nga hetimet paraprake më herët u zbulua një kartë tjetër “amerikan ekspress” që ishte përdorur dhe vënë në dispozicion nga i njëjti biznesmen.

Po ashtu sipas burimeve, SPAK pritet të saktësojë për Metën episodin mbi akuzën e lobimit të ish-LSI, pasi nga letërporositë janë zbuluar të dhëna të reja mbi pagesat dhe kontratën.

Meta i cili ndodhet në qeli që prej tetorit, nuk do të marrë pjesë sot në seancën e GJKKO, por do të përfaqësohet me avokatin e tij, Kujtim Cakrani.

Meta dhe Kryemadhi janë nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie./Shqiptarja 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion