Akuza e SPAK: Ilir Meta e Monika Kryemadhi fshehën 86 mijë euro shpenzime për ndërhyrjet kirurgjikale!

Detaje të reja kanë dalë nga akuzat ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes, Monika Kryemadhi.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk deklaruan shpenzimet për ndërhyrjet kirurgjikale. Arrestimi i tij ishte tërësisht i papritur, ndërsa kishte njoftuar një konferencë për shtyp në orën 13:40.
SPAK thotë se “Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga këto shpenzime, 86.891 Euro janë paguar në cash.
Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin E.M. dhe Fatime Kryemadhit.
Subjektet Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 275/a të Kodit Penal”


