Dënimi me burg i Adriatik Llallës, Yuri Kim: SPAK po jep rezultate, askush s'është mbi ligjin

Politikë

Dënimi me burg i Adriatik Llallës, Yuri Kim: SPAK po jep rezultate,

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e GJKKO për të dënuar me 2 vite burg ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Znj.Kim kujton se Llalla është një nga ish-zyrtarët e lartë që iu ndalua nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm.

Vendimi i sotshëm sipas znj.Kim tregon se askush, pavarësisht se sa i fuqishëm është, nuk është mbi ligjin.

STATUSI NGA YURI KIM

Mirë që SPAK jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm, tregon se askush – pavarësisht sa i fuqishëm – nuk është mbi ligjin.

Kur TË GJITHË janë të barabartë para ligjit, të GJITHË kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion