Demokratja përqafoi ministren e Ramës gjatë numërimit, por ja për çfarë e akuzon në Kryesinë e PD

Politikë

Demokratja përqafoi ministren e Ramës gjatë numërimit, por

Përfundimi i numërimit të votave në Sarandë një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, u shoqërua edhe me një foto që u përhap gjerësisht në rrjet ajo midis kandidates për deputete të Partisë Demokratike në zonë, Ina Zhupa dhe ministres së Financave, Anila Denaj.

Fotoja e përqafimit midis tyre u komentua si shenjë e emancipimi politik ku kundërshtarët pranonin rezultatin.

Por, në mbledhjen e djeshme të Kryesisë të Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha se ministrja shpërndante gjatë fushatës TVSH-në për bizneset me zarfe.

“Dorëheqja nuk duhet të kthehet në qëllim në vetvete. Ne duhet të jemi të qartë në vetvete në atë se çfarë ndodhi. Si mund të fajësoj unë për shembull Lulzim Bashën, kur ministrja e Financave, Anila Denaj, në të njëjtën zonë me mua shpërndante TVSH-në për bizneset me zarfe”, tha deputetja e zgjedhur e PD-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion