Deklaratat e Ramës në ‘Flasim’, Berisha i kundërpërgjigjet: Mashtrimet e së dielës, nuk tha asnjë fjalë për IBAR-in

Politikë

Deklaratat e Ramës në ‘Flasim’, Berisha i

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit të mbajtura ditën e sotme në podcast-in ‘Flasim’.

Berisha i përgënjeshtroi të gjitha deklaratat e Ramës, duke u shpreh se po tentoi të mashtroi qytetarët.

“Sot, në monologun e tij të mashtrimeve të së dielës, Rama u ndal te 9 maji dhe tentoi të mashtronte shqiptarët, duke fshehur raportin e PE-së, në të cilin damkosen zgjedhjet si një proces në të cilin linja midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake u shua dhe vota u ble.

Në këtë raport theksohet se heqja e imunitetit duhet të bëhet pa asnjë pengesë, ndërsa Balluku vazhdon të jetë ende zv.kryeministre në hije.

Raporti dënon rrokullisjen e Shqipërisë në korrupsion, 9 vende më poshtë se ç’ishte. Në raport ngrihet përsëri mungesa e rolit të parlamentit në procesin e integrimit.

Denoncohet qëndrimi i qeverisë ndaj minoriteteve dhe fëmijëve shqiptarë, të cilët sipas raportit jetojnë në rrezik varfërie. Dënohet gjithashtu me forcë Ballkani i Hapur.

Rama fshehu një dokument themelor të BE-së për Shqipërinë. Ai nuk shqiptoi asnjë fjalë të vetme për raportin IBAR dhe Coelhon, që po e shqyrton atë raport prej shumë herësh pa rënë dakord për variantin përfundimtar të tij.

Në monologun e tij ai foli për një startup, që duket se është “Diella” e mediave. Sipas Ramës, 60% të kohës së mediave e zë opozita. Kjo do të thotë se Rama u jep mediave miliona që t’i japin opozitës përparësi”, u shpreh kreu i PD-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion