Negociatat për luftën në Lindjen e Mesme, Teherani i dërgon Pakistanit përgjigjen ndaj propozimit amerikan

Bota

Negociatat për luftën në Lindjen e Mesme, Teherani i dërgon

Përgjigja e Iranit ndaj propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës i është dërguar Pakistanit, i cili po vepron si ndërmjetës në konflikt, raportuan mediat iraniane.

IRNA raportoi se përgjigja e Iranit iu transmetua Shteteve të Bashkuara përmes kanaleve pakistaneze të ndërmjetësimit.

Sipas të njëjtit burim, korniza e propozuar përcakton që “në këtë fazë, negociatat do të përqendrohen në përfundimin e luftës”.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit kishte treguar se qëndrimet dhe vlerësimet e Teheranit mbi propozimet e SHBA-së do të dërgoheshin pasi të përfundonin procedurat e vlerësimit të brendshëm dhe të merreshin vendimet përfundimtare.

Kujtohet se Pakistani kishte marrë rolin e ndërmjetësit në arritjen e një armëpushimi midis Teheranit dhe Uashingtonit më 8 prill, duke i dhënë fund rreth 40 ditëve të veprimeve të përbashkëta ofensive të SHBA-së dhe Izraelit kundër Republikës Islamike. Disa ditë më vonë, u zhvilluan kontakte në Islamabad, por pa ndonjë përparim të konsiderueshëm në negociata.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion