Komisoni i Shëndetësisë, Vokshi: Firmosni deklaratën për konfliktin e interesit! Ndrecaj tenton të largohet
Formulari i deklarimit për konfliktin e interesit për deputetët anëtarë të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, është bërë sërish çështje debati mes opozitës dhe PS. Vokshi kërkoi që anëtarët të nënshkruajnë formularin e deklarimit që nuk kanë konflikt interesi, por socialistët nuk pranuan duke thënë se kjo çështje është në rendin e ditës.
Ndreca u çua për t’u larguar nga mbledhja, por u kthye, ndërsa socialistët e tjerë nuk lëvizën nga vendi. Ndreca në një moment u tha socialistëve "ngrini doën ne votojmë kundër". Deklaratë kjo që ngjalli debati, se Ndreca po shkel ligjin dhe se nuk ka te drejtë të kalojë çështje në votim.
Vokshi tha se kanë frikë të firmosin deklaratën, sipas saj se Ndreca është në konflikt të interesit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pjesë nga debati
Albana Vokshi: Ftoj deputetët anëtarë të firmosin këtë deklaratë, që mund të kenë qenë pjesë e proceseve të ndryshme, s’mundet të jenë këtu. Hetimi parlamentar të bëhet pa pasur askënd këtu që publiku të mund të aludojë që do të pengojë hetimet e këtij komisioni.
Për të qenë të qetë, të firmosim. Unë do shpërndaj deklaratën për konfliktit e interesit, do iu lutesha t’i firmosni. Mjekët më kanë thënë që njëra anëtare e komisionit s’mund të hetojë veten se ka qenë pjesë.
Plarent Ndreca: Mos shpërndaj asgjë. Ju kërkoj të zbatoni ligjin. Ka një rend dite.
Albana Vokshi: Iu kam vënë në dijeni
Plarent Ndreca: Nuk mund të bëni asgjë jashtë rendit të ditës. Ne i bie që s’kemi ardhur për mbledhje, por për të dëgjuar fjalët e PD.
Albana Vokshi: Ky formular s’ka lidhje me rendin. Çdo deputet firmos formular jashtë rendit të ditës atëherë kur e sheh...Do refuzoni deklaratën?
Plarent Ndreca: Do refuzojmë këtë pikë. Jemi kundër futjes së kësaj pike në këtë moment. S’kemi plan hetimi, se dimë ca do hetojmë. Ne jemi kundër kësaj pike. Ngrini gjithë dorën.
Albana Vokshi: Nuk e voton t’i mos u bëj qesharak
Plarent Ndreca: Ne e votuam...
Albana Vokshi: Ndreca jeni deputet i ri, s’i keni marrë dorën siç ia keni marrë dorën administratës ku keni qenë...Ndreca që është në konflikt interesi, jo vetëm që nuk firmos deklaratën, por shkel procedurat duke hedhur në votim, a thua se kryetarja nuk është këtu. S’i mund ta hedhë nënkryetari në votim. A e kuptoni ca po bëni. Aq shumë frikë keni.
Plarent Ndreca: Jemi shumica këtu. Zonja është në drejtim të paditur, s’ka lidhje me rendin e ditës.
Klodiana Spahiu: eksperienca jonë është shumë e gjatë. Nuk kam asnjë dyshim që ne nuk do nxjerrim gjë përveçse deklaratave tuaja politike nga ky komision hetimor, jam e sigurt.
Sot kemi vetëm miratim të rendit të ditës, s’ka arsye të shajmë njëri tjetrin por të respektojmë këtë letrën që na keni çuar ju zonja kryetare. Ju jeni kryetare po duhet të na respektoni.
Albana Vokshi: Kam komunikuar me kryetarin tuaj, tha të martën në orën 10.
"Po bëni presion"/ Debate në Komisionin e “Sterilizimit” dhe “Check-up”-it, Vokshi përplaset me Ndrecën
Është mbledhur ditën e sotme Komisioni Hetimor i Sterilizimit dhe Check-up.
Ndërkohë mbledhja u shoqërua me debate mes kryetares Albana Vokshit dhe socialistit Plarent Ndreca, pasi ky i fundit i tha se do duhet që të informojë Sekretarin, pasi nga pikëpamja administrative ai drejton procesin.
Ndreca: Sekretari është ai që drejton nga pikëpamja administrative gjithë procesin. Duhet të informohet sekretari, edhe kryetarja duhet të informojë sekretarin…
Vokshi: Ai nuk ka kontroll, asnjë shantazh ndaj stafit, ta harroni
Ndreca: A po thyeni etikën?
Vokshi: Çfarë keni këtu do e bëjmë këtu, do e miratohet këtu
Ndreca: Jeni duke thyer etikën, po ndërprisni
Vokshi: Merret vendimi final këtu dhe pastaj është stafi që menaxhon shkresën…
Ndreca: Po më informon mua?
Vokshi: Po bëni presion, dhe po disinformoni
Ndreca: Po thyeni etikën
Vokshi: Të lutem thojini gjërat ashtu si është ligji jo si e keni në mendje për të penguar këtë komision
Ndreca: Nuk ka asnjë pengesë … ajo që po them unë, sekretari sipas ligjit është ai që drejton pjesën administrative. Për çdo shkresë dhe vendim të komisionet sekretari është përgjegjës për ti zbardhur. Nuk besoj se ka nevojë për debat kjo gjë.
Vokshi: Ai është thjeshtë sekretar jo supersekretar. Nuk drejton asgjë çfarë i përket këtij komisioni, për zbardhjen e vendimeve, nuk kalon asgjë nga sekretari
Ndreca: Secili ka mbi shpatullat e veta për të zbatuar ligjin, edhe ti ke përgjegjësinë tënde për si e zbaton ligjin. Ku e keni marrë të drejtën që ndërhyni
Vokshi: Nuk ia kaloj dot sekretarit vendimet e Komisionit, po disinformon
Ndreca: E mbaj unë përgjegjësinë, po ti ku e ke marrë të drejtën për të më ndërprerë?
Vokshi: Vazhdoni
Vasili: Kemi ardhur të bëjmë mbledhje apo të dorëzojmë Komisionin në duar të sekretarit