Aleati i Putin nis stërvitjen ushtarake në kufi me Ukrainën dhe anëtarët e Bashkimit Evropian

Bota

Aleati i Putin nis stërvitjen ushtarake në kufi me Ukrainën dhe

Bjellorusia filloi sot stërvitjet ushtarake në rajonet në kufi me Ukrainën dhe anëtarët e Bashkimit Evropian, Lituaninë dhe Poloninë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e atij vendi.

Siç raporton Reuters, Ministria njoftoi në Telegram se qëllimi i stërvitjes tre-ditore në rajonet Gomel dhe Grodno është të trajnojë oficerët dhe njësitë e mbrojtjes territoriale se si të mbrojnë rajonet e tyre dhe si të veprojnë në rast të gjendjes së jashtëzakonshme.

Bjellorusia, aleati më i ngushtë i Rusisë, ka parë një përkeqësim të marrëdhënieve me fqinjët e saj perëndimorë dhe Ukrainën në vitet e fundit, veçanërisht pasi Moska përdori territorin bjellorus si bazë për pushtimin e saj në Ukrainë, të cilin e nisi në shkurt 2022. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion