Chris LaCivita krahason Berishën me Trump e Regan: Ka plan të vërtetë për të ulur taksat e kostot e familjeve

Ne Kongresin e PD, ka folur edhe keshilltari amerikan i fushates.
Ai krahasoi Sali Berishen me presidentin amerikan Donald Trump.
Chris LaCivita: Ne e dimë se 12-vjecari i Ramës ka qenë një zhgënjim i vërtetë. Një dështim i një udhëheqësi të qëndrueshëm kundër familjeve shqiptare. Por, ne kemi doktor Berishën, një mik të vërtetë të familjeve shqiptare.
Ai ka një program të vërtetë për të ulur kostot e familjeve dhe një program konservator njësoj si ai i presidentit Regan dhe Trump. Është një plan i vërtetë për të ulur taksat.
Një plan të vërtetë për të rinjtë shqiptarë dhe për të ardhmen. Ky është qëllimi i kësaj fushate. Është ky dallimi mes një udhëheqjeje të qëndrueshme të Berishës dhe të një udhëheqjeje në fshehje të asaj të PS-së. Një fitore për Berishën është një fitore për familjet shqiptare.


