Integrimi i Shqipërisë në BE/ Caktohet konferenca e tretë ndërqeveritare në Bruksel, ja kapituj që hapen

Politikë

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Caktohet konferenca e tretë

Bashkimi Evropian ka miratuar Pozicionin e Përbashkët për Klasterin 6, që lidhet me Marrëdhëniet e Jashtme. BE ka vendosur që më 17 dhjetor të mbahet konferenca e tretë ndërqeveritare me Shqipërinë.

Lajmi është konfirmuar nga Presidenca hungareze e BE-së. Protesta e 23 dhjetorit, Berisha: Do e bllokojmë Tiranën në çdo drejtim, nga Qafë Priska në Vorë

“Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë miratuar Pozicionin e Përbashkët të BE-së për Klasterin 6: Marrëdhëniet e Jashtme, duke hapur rrugën për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare me Shqipërinë më 17 dhjetor. Kjo konferencë, e dyta gjatë presidencës hungareze, pasqyron angazhimin e BE-së për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit për vendet kandidate", thuhet në reagimin e Presidencës hungareze të BE-së.

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për Klasterin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke përfshirë kapitujt e mëposhtëm negociues:

Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme

Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.

BE ka hapur tashmë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë për Klasterin 1: Bazat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion