Shqipëri-Kosovë mbledhje të përbashkët parlamenti më 20 dhjetor në Prishtinë! I pranishëm edhe Rama

Bota

Shqipëri-Kosovë mbledhje të përbashkët parlamenti

Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës do të mblidhen për herë të dytë më datën 20 dhjetor. Mbledhja e përbashkët e dy parlamenteve do mbahet në Prishtinë në orën 11:00 në sallën e seancave plenare në një seancë të përbashkët.

Axhenda e mbledhjes ende nuk është bërë publike, ndërsa burime pranë parlamentit të Kosovës, bëjnë me dije se në seancë pritet të flasin kryetarët e grupeve parlamentare të të dy vendeve.

Sa i takon pjesëmarrjes, pritet që nga Shqipëria te shkojnë rreth 70 deputetë dhe nga Kosova rreth 60 të tillë ndërsa i pranishëm do jetë edhe kryeministri Edi Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion