"Bufi i Kënetës prangosi Fatos Nanon", Rama: Ja kur drejtësia do ta hetojë Berishën!

Politikë

"Bufi i Kënetës prangosi Fatos Nanon", Rama: Ja kur

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës Sy më sy iu përgjigj pyetjes se pse SPAK nuk arreston bufin e kënetës, të cilin ai i referohet kreut të PD-së, Sali Berisha.

Rama u shpreh se PS nuk mund të hakmerret por duhet të krijonte një sistem drejtësie të pavarur e cila të gjykojë me paanshmëri edhe ngjarjen e 21 janarit.

"Jetojmë në demokraci. Pushtetet janë të ndarë. Nuk arreston qeveria, partia. Nuk arreston politika. Pavarësisht se në raste arrestimet e drejtësisë mbajnë erë jo të mirë, por kemi arritur një fazë të re të drejtësisë sonë. Fatos Nano e futi në burg ish kryeministri, bufi i kënetës e futi në burg vetë. Kjo ka marrë fund. këto historitë mos ia thoni vetes.

Këtu është çështje drejtësie. Këto punë i di drejtësia.  Çfarë mund të bënim ne? Reformën në drejtësi. 

PS u rikthye në qeveri në 97 me një kryeministër që doli nga burgu politik ,që nuk u hakmor. Zgjodhi rrugën e pajtimit, me bashkëjetesë demokratike. Këto kushte çfarë mund të bëjë një forcë politike, veçse një reformë dhe ti thotë drejtësisë je e pavarur. Duke pranuar edhe koston e kafshimit në trupin e vet për shkak se korrupsioni nuk është problematikë me një pale por me një shoqëri të tërë, që lidhet me të gjithë pjesët e sistemit shoqëror. Vetëm një sakrificë e tillë politike mund ta krijonte pavarësinë e një institucioni. E shoqëruar me angazhimin e një kurajo protagonistësh.

Çfarë të përgjigjemi sot për 21 janarin, veçse të presim që drejtësia të bëjë drejtësi. Besoj se pavarësia është e mjaftueshme për të hetuar 21 janarin", tha Rama.

ME TE LEXUARAT