Tjetër tragjedi! Avioni në Itali rrëzohet në autostradë dhe shpërthen në flakë

Bota

Tjetër tragjedi! Avioni në Itali rrëzohet në autostradë

Pamjet tronditëse që tregojnë një avion të vogël teksa rrëzohet në njërën nga dy korsitë e autostradës Ospitaletto-Montichiari, e njohur si Corda Moll në provincën e Brescias janë publikuar në mediat sociale.

Aksidenti, ku mbetën të vdekur mes flakëve çifti nga Milano Sergio Ravaglia dhe Anna Maria De Stefano u regjistrua mëngjesin e djeshëm dhe mrekullisht shpëtoi nga përplasja një 56-vjeçar, i cili udhëtonte me automjetin e tij Mazda drejt Venecias.

“Jam mirë”, u tha ai i tmerruar atyre që e ndihmuan pasi ndodhej në gjendje shoku dhe makina e tij dukej qartazi e dëmtuar pasi ishte prerë nga avioni që rrëzohej.

Mediat italiane raportojnë se avioni i vogël humbi lartësinë, u rrëzua në tokë dhe menjëherë u përfshi nga flakët mes automjeteve që kalonin.

Avioni ishte ngritur nga Gragnano Trebbiense, në provincën e Piacenzës, por çifti që udhëtonte me të nuk pati asnjë shans për të shpëtuar. Ata u dogjën për vdekje brenda avionit, i cili u përfshi nga flakët menjëherë pasi u përplas në pistë.

 

ME TE LEXUARAT