Braçe “thumbon” ata që qëndrojnë me orë të tëra në lokale: Çfarë argëtimi është të rrish në një karrige…

Politikë

Braçe “thumbon” ata që qëndrojnë me orë

Zëvendëskryeministri Erion Braçe thotë se nuk e kupton argëtimin e të qëndruarit me orë të tëra në bar-e.

Përmes një postimi në “Twitter” Braçe shton se këtë gjë mund ta dinë vetëm ata që arkëtojnë paratë.


 “Se cfare argetimi eshte te rrish 3, 3 ore e gjysem, 4, ne nje karrige ne nje vend qe quhet bar, vetem ata qe arketojne parate e dine”, shkruan Braçe.

Braçe “thumbon” ata që qëndrojnë me orë

Reagimi i zv.kryeministrit vjen një ditë pas përplasjeve mes pronarëve të lokalëve dhe policisë në zonën e Lungomares.

Pronarët e lokaleve kërkuan zgjatjen e orës për lejimin e muzikës, ndërsa sot Komiteti i Ekspertëve vendosi që ta lejojë muzikën deri në orën 23:00 të mbrëmjes.

ME TE LEXUARAT