Foto/ Përmbytjet në Gjermani, pas çiftit nga Kosova humb jetën edhe e reja shqiptare
Lajmifundit
/
19 July 2021, 21:12
Kosovë&Rajon

Teksa përmbytjet vazhdojnë të marrin jetë njerëzish në Gjermani, është thelluar edhe bilanci i shqiptarëve që kanë humbur jetën në këtë katastrofë natyrore.
Një vajzë e re nga Kosova ka vdekur. Bëhet fjalë për Vanesa Koxha, e cila është me prejardhje nga Kaçaniku.
Sipas mediave kosovare lajmi u bë i ditur nga familjarët në rrjetin social ‘Facebook’.

Dje u raportua edhe për vdekjen e një cifti po nga Kosova.


