Borrel: BE nuk duhet të lejojë "ftohjen" me vendet e Ballkanit

Politikë

Borrel: BE nuk duhet të lejojë "ftohjen" me vendet e

Ai tha se dalja nga pandemia e koronavirusit duket në horizont, por shtoi se të gjithë duhet të qëndrojnë zgjuar, për shkak të varianteve të reja që shfaqen.

Borrell tërhoqi vërejtjen për përkeqësimin e situatës në Afrikë, ku vetëm tre për qind e popullatës është vaksinuar kundër koronavirusit, krahasuar me 60 për qind në Evropë.

Borrell vlerësoi se një nga pasojat e pandemisë do të jetë “një botë gjithnjë e më e pasigurt, më pak e barabartë dhe më pak e lirë”.

“Pabarazia do të jetë e dukshme jo vetëm midis vendeve, por edhe brenda secilit vend individual”, tha ai.

Borrell tha se është e rëndësishme se si BE-ja do të pozicionohet në trekëndëshin me SHBA-në dhe Kinën, e cila, sipas tij, po bën zhvillim të mahnitshëm ekonomik.

Po sipas tij, ndikimi i Kinës po rritet në të gjithë botën.

Ai tha se beson se konkurrenca midis Kinës dhe SHBA-së do ta formojë botën në dekadat e ardhshme dhe se BE-ja duhet të vendosë një drejtim të qartë, “duke parë përmes syzeve të saj”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion