Shirat e dendur në Kukës, rrëshqet mali në Shishtavec, bllokohen dhjetëra makina

Aktualitet

Shirat e dendur në Kukës, rrëshqet mali në Shishtavec,

Reshjet e shiut që përfshinë qarkun e Kukësit sollën bllokimin e aksit që lidh qytetin me zonën e Shishtavecit.

Intensiteti i reshjeve ka shkaktuar rrëshqitje masive të dheut në rrugën Kukës -Shishtavec duke sjellë dhe bllokimin e saj. Ndërkaq të bllokuara kanë mbetur dhjetëra makina.

Në zonë kanë shkuar mjetet të rënda të bashkisë që po punojnë për hapjen e aksit.

Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me breshër, që fatmirësisht nuk zgjatën shumë, përmbytën dhjetëra dyqane, akse rrugore madje dëmtuan dhe makina të cilat u goditën nga pemë të rrëzuara.

Shërbimet e bashkisë së Kukësit tashmë ndodhen në terren për normalizimin e gjendjes së krijuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion