Bonusi i pranverës për pensionistët, Rama: Vendimi është marrë prej kohësh, shpërndarja do të nisë më 1 mars

Politikë

Bonusi i pranverës për pensionistët, Rama: Vendimi

Kryemnistri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale njofton shpërndarjen e pensioneve me bonusin 100 mijë lekë të vjetra.

“Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët!

Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 mars.

Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre”, shkruan Rama.

 

ME TE LEXUARAT