Humbi kontaktet Ditën e Shën Valentinit, policia gjen pas 5 ditësh 20-vjeçaren
Lajmifundit
/
19 Shkurt 2025, 14:06
Aktualitet

Një 20-vjeçare nga fshati Rrajcë i Prrenjasit alarmoi familjen dhe policinë pasi humbi kontaktet me të afërmit Ditën e Shën Valentinit.
“Pas pesë ditësh kërkimesh, këtë të mërkurë policia arriti të lokalizojë dhe të kthejë në familje të renë, e identifikuar si Xh.R. Ajo kishte ndërprerë çdo komunikim me të afërmit pasi ishte larguar nga shtëpia më 14 shkurt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Denoncimi për zhdukjen e saj u bë nga nëna, e cila shprehu shqetësimin, pasi nuk kishte asnjë informacion mbi vendndodhjen e vajzës që prej asaj dite.


