Bonus fundviti edhe për administratën, ja kategoritë e punonjësve që përfitojnë

Politikë

Bonus fundviti edhe për administratën, ja kategoritë e

Tirane - Këtë fundvit do të përfitojnë shpërblim edhe disa punonjës te administratës shtetërore, te clet rezultojne me pagat te uleta.

Me aktin e fundit normativ, qeveria ka vendosur të shpërndajë bonus edhe për disa kategori që punojnë në administratë dhe që janë me të ardhura të ulëta, duke vendosur 120 milionë lekë në dispozicion.

Në aktin normativ për rishikimin e buxhetit 2024, që ka hyrë tashmë në fuqi pasi është publikuar në Fletoren Zyrtare janë caktuar 120 milionë lekë për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës publike.

Burimet qeveritare thane se bëhet fjalë për pozicione pune të tilla si shoferë, sanitarë, arkivistë, punonjës protokolli apo të tjerë të afert me keto kategori.

Shuma e shpërblimit që do të jepet për ta nuk është bërë ende publike.

Bonusi për administratën pritet të jepet në të njëjtën kohë me atë që do të shpërndahet për familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi ndryshe dhe kujdestarët e tyre.

ME TE LEXUARAT