Sonte nis “Big Brother VIP 4”, dalin pamje nga brenda shtëpisë

Showbiz

Sonte nis “Big Brother VIP 4”, dalin pamje nga brenda

Big Brother VIP çel sonte edicionin e katërt, që vjen sërish nën moderimin e Ledion Liços, krah të cilit do të qëndrojnë dy opinionistët, Arbër Hajdari, i cili rikthehet në këtë rol për herë të katërt dhe Neda Balluku, ish-banore e Big Brother 4, që ka ndjekur e komentuar me kërshëri çdo sezon.

Pas një pune kolosale, shtëpia më e famshme në Shqipëri vjen krejtësisht e ridizajnuar, me stil modern, me ambiente të reja, plot ngjyra e drita.

Sonte nis “Big Brother VIP 4”, dalin pamje nga brenda

Gjithçka do të zbulohet këtë mbrëmje, kur dera e BBV do të hapet për të mirëpritur konkurrentët, që për herë të parë në këtë edicion nuk do të jenë vetëm personazhe të famshëm, por edhe figura jopublike, që i veçon historia që do të ndajnë me publikun.

“Big Brother VIP 4” me personazhe publikë dhe jopublikë! Alfonso Signorini: Formula më e bukur, krijohet një alkimi e çuditshme…Për herë të parë po ashtu, pritet një shkëmbim banorësh mes formatit shqiptar të “Big Brother Vip” dhe atij Italian “Grande Fratello”.

Me teknologji moderne, mbi 100 kamerat e vendosura në çdo cep të shtëpisë do të jeni syri i publikut, që do të ndjekë 24 në 24 jetën e banorëve nëpërmjet dy kanaleve BBV 1 dhe BBV 2 në platformën Digitalb.

Big Brother nuk është thjesht një reality show, por është shndërruar në fenomenin televiziv që mban mbërthyer publikun shqiptar, duke e përfshirë në diskutime e debate sociale.

Spektaklin premierë me performanca ekskluzive dhe shumë surpriza mund ta ndiqni sot në orën 21:15 në Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.

#“Big Brother VIP 4”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion