Arrestimi i Metës/ Reagon Lulzim Basha: Kambanat po bien për Edi Ramën!

Politikë

Arrestimi i Metës/ Reagon Lulzim Basha: Kambanat po bien për Edi

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me arrestimin e ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta me urdhër të SPAK.

Sipas Bashës, tashmë kambanat po bien për kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin.

Basha shton më tej se fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit.

“Kambanat po bien për Edi Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin.

Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit.

Shqipëria meriton më shumë” – shkruan Lulzim Basha.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion