Berisha zbulon arsyen pse Artan Lame u largua nga detyra si kreu i Kadastrës, dy vite më parë!

Politikë

Berisha zbulon arsyen pse Artan Lame u largua nga detyra si kreu i

Zemra e Artan Lames rreh ende, sqaroi Blendi Fevziu në hyrje të emisionit “Opinion”në Tv Klan, një nga njoftimet më të vështira” siç u shpreh ai që i është dashur të japë. Lame ka pësuar koma cerebrale dhe ndonëse shpresat janë të pakta, fija lidhëse me jetën nuk është këputur ende.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili është i ftuari i mbrëmjes, shprehu lutjet e tij dhe tha se ish-kreu i Kadastrës ka kaluar një ndërhyrje shumë të vështirë.

Më pas, ai u ndal te largimi i tij nga detyra në vitin 2023 dhe tha se ndodhi për shkak të gjirit të Gjipesë. Sipas Berishës, Lame nuk pranoi të firmoste grabitjen e 225 mijë metrave katrorë tokë, gjë të cilën ia atribuon kryeministrit Rama.

Sali Berisha: Lutjet e mia janë që Artan Lame ta kapërcejë këtë kohë.

Blendi Fevziu: Ju jeni kardiolog vetë dhe e dini sa e vështirë është. Besoj ai ka kryer një operacion shumë të vështirë. 

Sali Berisha: E vështirë sigurisht. Ai ka pasur një ndërhyrje shumë të rëndë, por t’i lutemi Zotit ta ndihmojë ta kapërcejë. U largua nga detyra 2 vite më parë.

Blendi Fevziu: Jo, është larguar në 2023 pas zgjedhjeve.

Sali Berisha: Arsyen pse u largua do ta them këtu. Ai u largua nga gjiri i Gjipesë.

Blendi Fevziu: Si u largua nga gjiri i Gjipesë?

Sali Berisha: Ai nuk pranoi të firmosë grabitjet e 225 mijë metra katrorë tokë nga Edi Rama tek Manastiri i Skutarasë.

Blendi Fevziu: Ai socialist ishte, me Partinë Socialiste ishte deri ditën që ka qenë.

Sali Berisha: Nuk them se ndryshoi parti dhe uroj ta kalojë, por këtë moment do ta them, por ai u largua sepse nuk pranoi të firmosë që Edi Rama të grabisë 225 mijë metër katrorë tokë në zonën më të mirë të bregut tek Manastiri i Skutarasë dhe kanioni i Gjipesë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion