Paradite u dha lajmi se ka vdekur, Blendi Fevziu: Artan Lame është ende në jetë!

Aktualitet

Paradite u dha lajmi se ka vdekur, Blendi Fevziu: Artan Lame është

Artan Lame është ende gjallë, por në gjendje kome cerebrale. Lajmi është dhene mbremjen e sotme live në emisionin Opinion, ku gazetari Blendi Fevziu tregoi se familjarët i kanë pohuar se gjendja e ish-kreut të Kadastrës është kritike, por eshte ende ne jete.

Fevziu shprehet se ky lajm është një kërkesë e familjes së tij, që një gjë që nuk ka ndodhur të mos bëhet fakt i kryer.

Ndërkohë Lame ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore ne koma cerebrale pasi operacioni nuk ka arritur ta zgjoje.

Kam një anonçim të shkurtër, që është padyshim një nga anonçimet më të vështirë që do të bëj ndoshta edhe në të gjithë jetën time.

Një nga miqtë e mi personal, një nga njerëzit jam i bindur e ka dashur Shqipërinë dhe historinë e saj më shumë se shumë të tjerë. Artan Lame ndodhet në momente shumë të rënda të jetës së tij. Sot paradite ka dalë lajmi që ai iku nga kjo jetë, në fakt ai ndodhet në koma cerebrale. 

Ka hyrë në një operacion të rëndë në zemër, pas një problem disajavorë. Operacioni nuk ka arritur ta zgjojë më, pra ai është në koma cerebrale, por është ende në jetë. Mjekët thonë që mundësia që ai të jetojë është thuajse…, pra është e vështirë.

Por gjithsesi ai është ende në jetë dhe unë kam një porosi nga familja e tij që ta bëjë këtë anonçim për të thënë që të mos bëhet fakt i kryer diçka që nuk ka ndodhur ende”, u shpreh Blendi Fevziu.

ME TE LEXUARAT